image Aksident në Milloshevë, tri autoambulanca në vendin e ngjarjes

Siguri

Aksident në Milloshevë, tri autoambulanca në vendin e ngjarjes

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Milloshevë të Obliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues e ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i aksidentit.

Ai tha se një veturë ka goditur rrethojat ndarëse të rrugës. Sipas tij, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në video shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë tri autoambulanca.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për këtë aksident, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/