image Alarmante/ Obiliqi mbulohet nga tymi i zi i termocentralit (VIDEO)

Sinjalizime

Alarmante/ Obiliqi mbulohet nga tymi i zi i termocentralit (VIDEO)

news image

Tymtarët e termocentralit të KEK-ut në Obiliq po vazhdojnë të jenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend.

Por tymi që doli sot nga këta tymtarë alarmoi banorët e fshatrave përreth.

Një sinjalizues ka dërguar një video që është realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:41, në fshatin Milloshevë.

Tymi i zi që doli nga KEK-u, sipas tij, është vërejtur edhe nga Veterniku i Prishtinës, rreth orës 06:40./Gazeta Sinjali/