image Ekskluzive: Programi i plotë i Qeverisë Kurti 2, vetëm dy paragrafë për dialogun me Serbinë

Politikë

Ekskluzive: Programi i plotë i Qeverisë Kurti 2, vetëm dy paragrafë për dialogun me Serbinë

news image

Të premten e javës së kaluar, 7 maj 2021, Qeveria Kurti 2 ka miratuar programin e saj qeverisës për periudhën 2021-2025, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë program janë pasqyruar prioritetet dhe planet e kësaj qeverie në të gjitha fushat e përgjegjësisë.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë këtë dokument 57-faqësh, në të cilin thuhet se dy prioritetet e kësaj qeverie, ashtu edhe siç është premtuar në fushatën zgjedhore, do të jenë menaxhimin i pandemisë COVID-19 dhe ringjallja ekonomike.

Ashtu si në programin e kaluar të Qeverisë Kurti 1 edhe në këtë program është përmendur Vettingu në drejtësi.

Ndërkaq, sa i përket dialogut, kjo qeveri ka bërë një plan në vetëm dy paragrafë.

Në këtë pjesë, Qeveria Kurti thotë se qëllim dhe parim i Kosovës është që marrëveshja finale të përfshijë njohjen reciproke dhe njohjen e pavarësisë nga pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur ende Kosovë, si dhe garancinë për anëtarësim në OKB.

Në vijim mund ta lexoni të plotë dokumentin, mbi bazën e të cilit është zotuar të qeverisë Qeveria Kurti.

07052021-ZKM-Programi-i-Qeverise-se-Kosoves-2021-2025_final-4-1-2

/Gazeta Sinjali/