image Ekskluzive: Lirim Jakupi dhe Faton Osmani në duar të policisë, ofrojnë alibinë që përjashton pjesëmarrjen në ekzekutimin e dajës së tyre

Siguri

Ekskluzive: Lirim Jakupi dhe Faton Osmani në duar të policisë, ofrojnë alibinë që përjashton pjesëmarrjen në ekzekutimin e dajës së tyre

news image

Një ngjarje tragjike tronditi sonte Gjilanin, ku 50-vjeçari, Bakush Veseli mbeti i vrarë deri sa ishte në një kafiteri. Gazeta Sinjali më herët raportoi se  Faton Osmani dhe Lirim Jakupi të cilët u përfolën në media si të dyshuar për ngjarjen, nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

Sinjali nga burimet ka mësuar se Policia ka shoqëruar për në stacion, Faton Osmanin të cilin e kishte marrë nga shtëpia e tij në Gjilan.

Mirëpo, i njëjti i ka ofruar policisë si provë kamerat e shtëpisë së tij, nëpërmjet të cilave ai dëshmon se në kohën e vrasjes ai ka qenë në shtëpi.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se i përfoluri tjetër si i dyshuar për ekzekutimin e Bakush Veselit, Lirim Jakupi ndodhet në Prishtinë.

/Gazeta Sinjali/