image Ekskluzive: Ky është personi që pranoi se vrau me thikë 61 vjeçarin në Pejë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi që pranoi se vrau me thikë 61 vjeçarin në Pejë

news image

Personi që u arrestua sot nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë” është 19 vjeçari Arijanit Berbati, i cili dyshohet se më 5 shtator të këtij viti vrau me thikë 61 vjeçarin Senad Bogun, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar sot në orën 17:30 dhe është shoqëruar në polici, ku ka pranuar të deklarohet, me ç’rast në prezencë të hetuesve, avokatit mbrojtës dhe prokurorit të shtetit, ka pranuar kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Berbati ka deklaruar se armën me të cilën dyshohet se e kishte kryer krimin në shtëpinë e viktimës, e ka gjuajtur te Ura e gurit në Pejë.

Viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/