image Prangoset i dyshuari që vrau me thikë një person në Pejë

Siguri

Prangoset i dyshuari që vrau me thikë një person në Pejë

news image

Personi me inicialet A.B., i cili dyshohet se kishte kryer vrasje në qytetin e Pejës në muajin shtator të këtij viti, është arrestuar sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.

Disha-Haxhosaj tha se personi i arrestuar me inicialet A.B dyshohet se ka vrarë me thikë Senad Bogun.

“Sot është arrestuar një person i dyshuar, me incialet A.B nga Peja, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Senad Bogu. Vrasja ka ndodhur më 05.09.2020. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë. Pra, pas një punë operative që kemi bërë, kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë të dyshuarin.”, ka thënë ajo.

Prokurorja po ashtu njoftoi se në këto momente po intervistohet i dyshuari.

/GazetaSinjali/