image Ekskluzive: Ky është mërgimtari nga Zvicra që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Lipjanit

Siguri

Ekskluzive: Ky është mërgimtari nga Zvicra që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Lipjanit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të kanosjes, ku viktimë është kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Personi që dyshohet se kërcënoi Ahmetin, nuk është arrestuar ende, për shkak se i njëjti ndodhet jashtë shtetit.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se i dyshuari është 34-vjeçari, Xhevdet Sadiku.

Sadiku dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjetit social Viber në adresë të djalit të Ahmetit, por që cak ishte pikërisht kryetari i Lipjanit.

Motivi që shtyu të dyshuarin të bëjë këtë veprim dyshohet se është një projekt ideor që lidhet me disa shpronësime të iniciuara nga Komuna e Lipjanit.

34-vjeçari jeton dhe vepron në Zvicër, prandaj edhe ka qenë e pamundur që të sigurohet prezenca e tij në stacion policor deri në këto momente.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/