Dhjetë të rinj i ka zënë sherri me Policinë pasi xhiruan një spot duke parakaluar në sheshet e Prishtinës, të maskuar e me qen.
Sjelljet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët përreth, për çka u njoftua edhe Policia.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 10 të dyshuarit, në mesin e tyre një këngëtar janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për këngëtarin Albin Ajeti dhe ekipin prej nëntë personave që po xhironin një videoklip për këngën e tij, të cilët janë: Nderim Mustafa, Burim Ajeti, Krenar Mehmeti, Atdhe Berisha, Ardit Ajeti, Dimal Haziri, Avni Dibrani, Alban Mehmeti dhe Vigjilent Selimi.
Këtyre 10 të dyshuarve iu është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.
Sinjali ka publikuar edhe pamjet nga momenti kur të dyshuarit shihen teksa kalojnë nëpër sheshe dhe shkaktojnë shqetësim me veprimet e tyre.