image Ekskluzive: Ky është i riu që dyshohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën kadeti i Policisë në Klinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i riu që dyshohet për aksidentin tragjik ku humbi jetën kadeti i Policisë në Klinë

news image

Dje në orët e para të mëngjesit në fshatin Jashanicë të Klinës si pasojë e një aksidenti tragjik në komunikacion, humbi jetën kadeti i Policisë së Kosovës, Flordian Shabaj. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, fillimisht ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Por pas veprimeve hetimore të Policisë, i dyshuari është arritur që të arrestohet. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Arton Duraku.

Duraku pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ dhe ‘Mosdhënie ndihme e personit të lënduar’.

Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, Shabajt nesër i jepet lamtumira e fundit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 13:00 në fshatin Nabërgjan të Pejës.

varrimi

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/