image Ekskluzive: Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Podujevë, akoma s’është kapur nga Policia

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Podujevë, akoma s’është kapur nga Policia

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një plagosje me armë që ndodhi në fshatin Tërrnavë të Podujevës, ku një person u qëllua për motive akoma të panjohura. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me incidentin, teksa i dyshuari akoma s’është kapur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Ferid Hysenin, i cili po kërkohet nga Policia, pasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka plagosur në këmbë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur plagosja.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia qysh mbrëmë, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/