Policia e Kosovës pak më parë njoftoi për një bastisje që e ka kryer në Gjakovë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi, i cili dyshohet se e ka fshehur kokainën në pjesë të ndryshme të oborrit.
Sinjali mëson se i arrestuari në Gjakovë është Adhurim Shehu, i cili tashmë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Antidroga gjatë bastisjes në shtëpinë e Shehut ka gjetur dhe konfiskuar:
- Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër (4) doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
- Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë (6) paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
- Një (1) automjet i tipit Ford me targa vendore, një (1) telefon dhe para kesh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.