image Vushtrri/ Arrestohet një person, dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës

Siguri

Vushtrri/ Arrestohet një person, dyshohet për blerje dhe shpërndarje të drogës

news image

Një person me inicialet G.A., 23-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike”, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit Policia gjatë kontrollit në çantën i tij të krahut i kanë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substanca të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/