image Ekskluzive: Këta janë tre zyrtarët policorë që u suspenduan për keqtrajtimin e dy të rinjve në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Këta janë tre zyrtarët policorë që u suspenduan për keqtrajtimin e dy të rinjve në Prishtinë

news image

Publikimi i pamjeve nga Gazeta Sinjali ku shpërfaqet dhuna e Policisë ndaj dy të rinjve më 25 janar në Prishtinë, ka nxitur Inspektoratin Policor të Kosovës t’i suspendojë tre zyrtarët policorë që dyshohet se u përfshinë në këtë keqtrajtim.

Gazeta Sinjali mëson se të suspenduarit janë: Dren Jahaj, Milot Kelani dhe Valon Braha

Këta tre zyrtarë policorë janë suspenduar nën dyshimin se kishin keqtrajtuar dy të rinj në qendër të Prishtinës, dhunë kjo që vazhdoi edhe brenda objektit të stacionit policor. 

Në pamjet ekskluzive që publikoi Sinjali, shihet dhuna e ushtruar nga ata që duhet të jenë shembull i respektimit të ligjit dhe gardianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Për ngjarjen e 25 janarit për Sinjalin ka rrëfyer njëri nga dëshmitarët kryesorë, i cili po ashtu dyshohet se kundërligjshëm u dërgua në stacion policor dhe u ndalua për 48 orë. /Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.