image Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit e shpallur në kërkim nga Policia për therjen me thikë të një personi mbrëmë në Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit e shpallur në kërkim nga Policia për therjen me thikë të një personi mbrëmë në Gjakovë

news image

Në orët e para të së dielës në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë ka ndodhur një përleshje me thika mes tre personave, njëri prej të cilëve është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”.

Për lëndimin e 24-vjeçarit, I.B., Policia ka shpallur në kërkim dy persona, identitetin e të cilëve e ka mësuar Sinjali dhe iu sjell detajet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se të dyshuarit për therjen e viktimës janë Gani Ahmeti dhe Zef Peraj.

Ahmeti dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me shkop bejsbolli, ndërsa Peraj e ka ther atë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Siç mëson Sinjali viktima ka pranuar lëndime të rënda, mirëpo tash gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/