Sot, në orët e pasdites, ka ndodhur një rrahje brutale mes disa personave afër një autolarje, në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se sipas informatave të para personat e përfshirë në rrahje janë: Ilir Lajqi, Leutrim Belegu dhe Gazmend Dreshaj.
Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit lidhur me këtë rast aktualisht po intervistohen në stacion policor, ku do të japin versionet e tyre për rrahjen.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja për rastin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.