image Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit nga Gjakova që mashtruan 42-vjeçaren duke ia marrë 4000 euro kinse për vizë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të dyshuarit nga Gjakova që mashtruan 42-vjeçaren duke ia marrë 4000 euro kinse për vizë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë nën dyshimin se ia kanë marrë 4 mijë euro një gruas kinse do ta pajisin me vizë. Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarve dhe iu sjellë detajet lidhur me rastin.

Orland Gashi, 27 vjeç dhe Minur Latifi, 31 vjeç, dyshohen se bashkë e kanë mashtruar një grua në Gjakovë se do ta pajisin me vizë që të largohet nga vendi.

Ky ‘shërbim’, 42-vjeçares nga Gjakova i kushtoi plot 4 mijë euro, mirëpo në momentin që e morën pagesën, të dyshuarit nuk iu lajmëruan më asaj.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se pasi u arrestuan të dyshuarit janë intervistuar dhe e kanë pranuar veprën me të cilën ngarkohen.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Përveç kësaj, siç mëson Sinjali, Latifi pas verifikimit ka rezultuar se ka qenë në kërkim policor nga Gjykata Themelore e Pejës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/