Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes Twitterit.
Gazeta Sinjali ka mësuar se kryeparlamentares i ka ardhur një kërcënim në Twitter në gjuhën angleze.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Drejtori për komunikim me publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët për media në kabinetin e kryeparlamentares, por deri tani as ata nuk janë përgjigjur. /Gazeta Sinjali