image Ekskluzive: Ja sesi negocioi policia me të dyshuarin që rrahu biznesmenin në Istog (Video)

Kosovë

Ekskluzive: Ja sesi negocioi policia me të dyshuarin që rrahu biznesmenin në Istog (Video)

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar videon ekskluzive ku shihet se si zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë negociuar me Jeton Mavrajn si i dyshuar për rrahjen e biznesmenit Bujar Rexhaj.

Përleshja ka ndodhur rreth dy orë më parë në qytetin e Istogut, raporton Gazeta Sinjali.

Përkundër se Policia e Kosovës e ka pasur afër Mavrajn, nuk e ka arrestuar atë.

Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë çështje.

Xhevat Ibraj, zyrtar për informim në rajonin e Pejës nga Policia e Kosovës, ka thënë vetëm se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë i dyshuari Mavraj është në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 në qytetin e Istogut më saktësisht në rrugën “20 qershori”, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Viktima e këtij rasti B.R, dyshohet se ka marrë lëndime trupore nga J.M dhe se i njëjti është dërguar nga Policia e Kosovës për tretman mjekësor”.

Aktualisht njësitet hetuese janë duke intervistuar viktimën lidhur me përleshjen fizike, ndërsa i dyshuari është i njohur për Policinë e Kosovës dhe është në kërkim të tij”, ka deklaruar Ibraj për Gazetën Sinjali.

Transkripti nga negocimi mes policit dhe të dyshuarit:

Polici: Ndigom mu se nuk e kam për të keq. Ndigo bacin…. Ndigom

Jeton Mavraj: Ti je tu i pshtjellë senet me qit Alinë.

Polici: Nuk e njoh as kush është Bujari, cili Bujar?

Jeton Mavraj: E njeh e njeh fort mirë, ti, ti, ky edhe qaj jeni tu i pshtjellë punët

Polici: Hajde në stacion!

Jeton Mavraj: Jo në stacion hiç, veç ti po i pshtjellë punët, ti krejt po pshtjellë punët. Unë të njoh ty kush je o Nazmi Bytyqi të njoh unë mirë……..Hiqmu qafe dilëm prej kerrit!

Polici: Qetësohu njëherë!

Jeton Mavraj: I qetësumë more jam

Polici: Nuk të lëshoj në këtë gjendje me shkelë e mu bo diçka…

Jeton Mavraj: Nuk e shkeli more. Ku po ta ninë, çfarë shkelni t`k…..

Jeton Mavraj: O ik shoq!

Polici: Nuk bën me dalë edhe pike!

Jeton Mavraj: Ani hajde me mu!

Polici: Jo dil anena, Alia le të vozitë, unë me juve.

Jeton Mavraj: Po ti më çon në stacion të policisë

Polici: Mundesh me më mytë më të lëshu në këtë gjendje nuk të lëshoj!

Jeton Mavraj: Ani qe po du me shku te shpija qe  hajde me mu. Po ti më qon stacion o vëlla, ti më qon në stacion të policisë. Nuk du me shku në stacion du me shku në shpi teme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/