image Ekskluzive: Hoti pritet ta shkarkojë një zv/kryeministër dhe dy ministra

Politikë

Ekskluzive: Hoti pritet ta shkarkojë një zv/kryeministër dhe dy ministra

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet ta shkarkojë nga detyra zv/ kryeministrin dhe ministrin në detyrë të Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimin dhe ministrin në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Këshu kanë bërë të ditur për Sinjalin, burime brenda Qeverisë, të cilat kanë njoftuar se gjatë ditës do të ketë edhe shkarkime të tjera, për të cilat nuk dihet ende arsyeja.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Antigona Baxhakun nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka thënë se momentalisht nuk ka informacione për një gjë të tillë.

/GazetaSinjali/