Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri shpesh merr vëmendjen e mediave rozë, qoftë për karrierën e tij, po ashtu edhe jetën private, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme se këngëtari është në lidhje dashurie, me aktoren Olta Beqiri, gjë që të cilën nuk e ka konfirmuar vetë artisti.
Sinjali mëson se lajmi që po qarkullon në media nuk është i vërtet, pasi vajza që shihet me këngëtarin Butrint Imeri, është pjesë e ekipit të tij dhe jo e dashura. Gjithashtu, Sinjali ka vërtetuar se pamjet e publikuara, ku shihet këngëtari bashkë me aktoren, janë pjesë e xhirimeve të klipit më të ri.
Burimet e Sinjalit konfirmojnë se artisti shumë i dashur për publikun, nuk është në lidhje dashurie pasi po shijon sukseset e karrierës së tij.
Kujtojmë së Butrinti së shpejti do e lansojë projektin e ri muzikor “Pare”, në bashkëpunim me Taynën dhe Mozzik, i cili padyshim se do jetë hit i kësaj vere.