image Java plot risi e Butrint Imerit

Bota e Yjeve

Java plot risi e Butrint Imerit

news image

Këngëtari, Butrint Imeri dy ditë më parë paralajmëroi se shumë shpejt do e lansojë bashkëpunimin e ri “Pare”, me reperin Mozzik dhe këngëtaren, Tayna, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, përveç kësaj, artisti i mirënjohur ka njoftuar se kjo javë do jetë plot risi nga ana e tij. Përmes rrjeteve sociale, Butrinti ka bërë të ditur se do vazhdojë të jetë i pranishëm në mbrëmje të shumta muzikore.

Në storien e tij në Instagram, këngëtari i hitit “Kuku” ka treguar se të shtunën do të performojë në ‘Rinora 4’ në Zvicër.

Ndryshe, Butrinti, kohët e fundit po vazhdon qëndrimin jashtë Kosovës duke performuar në klube të shumta, teksa po ndan pamje në rrjetet e tij sociale, duke argëtuar një masë jo edhe të vogël fansash.

Vlen të theksohet se, Butrinti është një nga këngëtarët e estradës shqiptare më të ndjekur dhe më të pëlqyer. Krahas kësaj, Butrinti numëron edhe mijëra shikime në projektet e tij muzikore.

GazetaSinjali//