image Ekzekutohen pagesat e 5 mijë e 559 personave nga kjo masë e Pakos Fiskale Emergjente

Kosovë

Financa/ Ekzekutohen pagesat e 5 mijë e 559 personave nga kjo masë e Pakos Fiskale Emergjente

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave për Pakon Emergjente Fiskale, përkatësisht nga masa 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

Përmes një komunikate për media, MFT ka bërë të ditur se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe se pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.  

“Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që: Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19; dhe gjatë tërheqjes së mjeteve të respektohen rregullat e distancës sociale dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/