image Ekonomia ruse pritet të tkurret për 15 për qind këtë vit

Botë

Ekonomia ruse pritet të tkurret për 15 për qind këtë vit

news image

Ekonomia ruse do të tkurret me të paktën 15% këtë vit, sipas një vlerësimi nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF), një grup tregtar i shërbimeve financiare.

IIF kishte parashikuar më parë se ekonomia e Moskës do të rritej me 3% në vitin 2022, por tani thotë se sanksionet e vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës “kanë çuar në një shtrëngim drastik dhe të paprecedentë të kushteve financiare, që sinjalizon një recesion të thellë”.

Ekspertët paralajmëruan se rënia mund të jetë edhe më e mprehtë nëse do të ketë bojkotime shtesë perëndimore të furnizimeve ruse me energji.

Një veprim i tillë “do të dëmtonte në mënyrë drastike aftësinë e Rusisë për të importuar mallra dhe shërbime, duke thelluar recesionin,” tha IIF./GazetaSinjali/