image Ekipi i xhudos arrin në Japoni, të dielën fillon Kampionati Botëror

Sporte Luftarake

Sport/ Ekipi i xhudos arrin në Japoni, të dielën fillon Kampionati Botëror

news image

Ekipi i xhudos në krye me trajnerin e tyre, Driton Kukën kanë arritur në Japoni, ku pritet të mbahet pas një jave Kampionati Botëror i Xhudos, në Tokio.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Kuka, përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Ai ka thënë se qyteti i Sanyo Onoda po ndihet krenarë me prezencën e xhudistëve kosovar.

Kujtojmë që të dielën fillon Kampionati Botëror në xhudo që do të mbahet deri më 1 shtator.

889 xhudistë nga 152 shtete e 5 kontinente dhe në mesin e tyre 5-shja legjendare e xhudos kosovare: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe natyrisht, Akil Gjakova, të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka.

Për tetë ditë rresht, xhudistët më të mirë në botë do të luftojnë për titujt e kampionëve botëror pikërisht në të njëjtën arenë ku vetëm 1 vit më vonë, me 2020 do të luftojnë për medaljen Olimpike./Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217481729253054&set=a.10200717797685242&type=3&theater