image Ekipi i seniorëve e bojkoton ndeshjen, Vëllaznimi përballet ndaj Dukagjinit me juniorë

Futboll

Ekipi i seniorëve e bojkoton ndeshjen, Vëllaznimi përballet ndaj Dukagjinit me juniorë

news image

Gjendja e dobët financiare e KF Vëllaznimit po vërehet edhe në fushën e gjelbër.

Në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nesër ndaj Dukagjinit në Klinë, Vëllaznimi do të udhëtojë me ekipën e juniorëve, pasi që ekipa e seniorëve e ka bojkotuar ndeshjen, shkruan Sinjali Sportiv.

Arsyeja pse ekipa e parë e ka bojkotuar ndeshjen lidhet me gjendjen e dobët financiare në klub dhe faktin që donatori i vetëm i Vëllaznimit është tërhequr dje dhe klubi ka mbetur pa të ardhura financiare. /Sinjali Sportiv/