image Ekipi i Premier Ligës që po humbet 9 milionë funta në javë për shkak të koronavirusit

Futboll

Futboll/ Ekipi i Premier Ligës që po humbet 9 milionë funta në javë për shkak të koronavirusit

news image

Koronavirusi përveç që pezulloi të gjitha aktivitetet sportive, do të u shkaktoj humbje të mëdha edhe në rrafshin financiar skuadrave.

Siç raporton ‘Daily Mirror’, një skuadër e madhe e Premier Ligës po humbet 9 milionë funta në javë për shkak të koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.

Emri i skuadrës nuk është bërë i ditur nga e përditshmja angleze. Tutje, shkruhet se ajo skuadër është duke tentuar të marrë një kredi prej 100 milionë funtash që ta ketë më të lehtë përballjen me krizën financiare. /Gazeta Sinjali/