Nesër, më 2 gusht në ora 19:50, ekipi olimpik i xhudos pritet të arrijë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ekipi që i solli vendit dy medalje të arta olimpike do të pritet me ceremoni shtetërore, njofton Sinjali Sportiv.
MKRS ka dërguar agjendën e pritjes e cila është ndarë në dy pjesë:
1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.
2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.
Agjenda:
Pritja ceremoniale në Aeroport
Itenerari i fluturimit
Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP
Konferencë për media
Trajneri Driton Kuka,
Trajneri Agron Kuka,
Distria Kranisniqi,
Nora Gjakova,
Akil Gjakova,
Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Nëna Terezë”.
Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Nënë Tereza” pritet të jetë rreth orës 21:00.
Qytetarëve do t’u drejtohen:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
Trajneri Driton Kuka,
Distria Krasniqi dhe
Nora Gjakova.
Tokio 2020/ Me dy medalje të arta ekipi i xhudos niset për në Kosovë