image Ekipet e Serie A fillojnë stërvitjet me 3 prill

Futboll

Futboll/ Ekipet e Serie A fillojnë stërvitjet me 3 prill

news image

Serie A po punon për çdo skenar të mundshëm në mënyrë që të mbyllin sezonin e rregullt brenda aftit të përcaktuar nga UEFA, 30 qershor.

Në këto kushte, të gjunjëzuar përpara Covid-19, jo gjithçka është në dorë të drejtuesve apo klubeve.

Në çdo rast, ekipet janë të detyruara të zbresin të paktën në stërvitje por dhe ky diskutim nuk është i letë.

Në Itali, sipas “Gazzetta dello Sport”, janë dy palë që kanë mendime të ndryshme: nga njëra anë Lotito dhe De Laurentiis, që dëshirojnë të fillojnë stërvitjen që këtë të hënë, nga ana tjetër Marotta me të tjerë që nuk duan të kthehen në stërvitje përpara 3 prillit, ky vendim i tyre është mbështetur në parim nga drejtuesit e Federatës dhe nga mjekët.

Pas dy orësh debatesh, është vendosur që të premten të bëhet zyrtar vendimi: të gjithë ekipet do të zbresin në fushë më 4 prill, sigurisht të izoluar nga pjesa tjetër.