E premta e kësaj jave ishte mjaft e vështirë për Donaldin.
Ai u gjykua për përfshirjen në batutën e Ermalit dhe Salsanos ku u përmend ish partnerja e tij Bora Zemani.
Pikërish kjo ishte edhe arsyeja që Trixa mungoi në spektakël e madje edhe në darkën brenda shtëpisë.
Sipas burimeve të afërta me këngëtaren ajo ka udhëtuar jashtë vendit duke lënë Donaldin vetëm në natën kur edhe u zgjodh finalisti i tretë i formatit.
Ndërkaq, sot një ditë para festës së të dashuruarve finalistët po bisedonin në oborr ndërsa ka qenë Einxhel që e ka shtyrë Donaldin të pajtohet me Trixën duke i bërë ndonjë befasi për festën e Shën Valentinit.
Mirëpo kjo u kundërshtua nga aktori i cili u shpreh se s’ka shanse të bëjë diçka.
Teksa Einxhel këmbëngulte, ishte Beniada ajo që i doli krah aktorit.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.
Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin? Unë sjam tip Shën Valentini e para…
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.
Donaldi: Jo Jo nuk..
Beniada: Jam dakort.