Ka përfunduar një super duel interesant në Kupën e Afrikës, shkruan Sinjali Sport.
Kombëtarja e Egjiptit ka arritur të kualifikohet në çerekfinale, pasi fitoi me anë të penaltive kundër Kombëtares së Bregut të Fildishtë
Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi pa gola me rezultat 0-0, pas 120 minutave e ku u deshën vetëm penaltitë që ta gjejnë fituesin.
Egjipti arriti çerekfinalen pasi fitoi 5-4 me penalti, ku në të fundit, Mohamed Salah si kapiten e realizoi me qetësi dhe e dërgoj përfaqësuesen tutje.
Të vetmin 11-metërsh në këtë takim e humbi Eric Bailly për Bregun Fildishtë.