COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Bukuri dhe kujdes/ Efektet magjike të hudhrës për fytyrë, këmbë e flokë

news image

Ne tashmë jemi të njohur me efektet shëruese të hudhrës, shijen e mrekullueshme që ajo u jep ushqimeve, si dhe aromën e padurueshme të saj.

Sidoqoftë, ia vlen të mësoheni me aromën e saj, duke filluar të përdorni atë edhe për kujdes të lëkurës dhe flokëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Fytyra

Keni planifikuar të dilni dhe ‘taram’ e shihni se puçra ishte më e shpejtë se ju, duke u shfaqur në fytyrën tuaj. Ju nuk mund të gjeni një shkop magjik që t’ua largojë puçrat deri në mëngjes, por sigurisht që mund të gjeni një thelb hudhër, që është i ngjashëm me shkopin magjik kur bëhet fjalë për puçrat. Prisni një thelb hudhër dhe vendoseni mbi vendin ku e keni puçrën, mbajeni aty rreth 20 minuta dhe pastaj largojeni, por mos e pastroni fytyrën. Gjatë natës hudhra do të kryejë punën e saj duke e përtharë e më pas do e zhduk atë puçër.

Këmbët

Çfarë mund t’iu ndihmojë hudhra me këmbët?!
Gati të gjithë e kemi përjetuar dhimjen që shkaktojnë këpucët e reja të papërshtatshme. Na ka ndodhur që këmbët të lëndohen aq shumë, sa më nuk mund të mbathni fare këpucë. Nëse ende nuk e keni gjetur ilaçin për këmbë të lënduara, ja ku po ua tregojmë sekretin. Hudhra. Fërkoni me hudhër plagën që ju kanë shkaktuar këpucët, ajo do të bëjë dezinfektimin dhe do mbyll shpejt plagën.

Flokët

Nëse vuani nga zbokthi dhe ende jeni duke shpenzuar duke u munduar ta gjeni shampon e duhur që mund ta zhdukë atë, nuk keni nevojë ta bëni më. Një maskë me hudhër është e gjitha çfarë ju duhet. Thjesht, grini disa thelpinj hudhër në një blender, pastaj vendosni masën e fituar në flokë sa më afër rrënjëve, mbajeni ashtu për 20 -30 minuta dhe në fund pastroni flokët. Nëse nuk e duroni dot armën e hudhrës, ju mund ta vendosni hudhrën në shampon tuaj të preferuar. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: