Prezantohet Eduardo Camavinga te Real Madrid, transmeton Sinjali Sport.
Talenti francez është përforcimi i dytë dhe i fundit i Los Blancos për afatin kalimtar të verës së 2021.
Camavinga iu bashkua mbretërve në ditën e fundit të merkatos për 31 milionë euro.
Skuadra Rennes u pajtua me ofertën e Perezit, pasi që kontrata i skadon vitin tjetër, ky ishte çmimi i duhur për ta shitur yllin në ardhje.
Camavinga është mesfushor qendror, ku që nga viti 2019 ka luajtur 71 për ekipin e parë duke i realizuar dy gola, derisa me kombëtaren A të Francës ka luajtur tre ndeshje, duke shënuar një gol.
18 vjeçari ka stërvitur paradite me pjesën tjetër të skuadrës madrilene dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Celta Vigos.