Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e përkrah protestën e nesërme në Shqipëri të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka për synim t’i vendos popujt në hegjemoninë serbe.
““Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiqi në prag të arritjes në Tiranë nesër”, shkroi fillimisht Tahiri.
“Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, tha ajo.