image Edin Dzeko përfundon testet mjekësore te Interi

Futboll

Edin Dzeko përfundon testet mjekësore te Interi

news image

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore në Inter.

35-vjeçari është larguar nga Roma dhe do ta vazhdojë karrierën te skuadra nga qyteti i modës.

Gazetari i specializuar për transferime, Gianluca Di Marzio ka thënë për ‘Sky Sport Italia”, se Dzeko do të largohet nga Roma pa dëmshpërblim.

Ajo që Roma do të marrë është 1.8-1.9 milion euro në bonus nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Dzeko të Roma aktivizohet që nga viti 2015 duke shënuar 119 gola në 260 ndeshje.

/Gazeta Sinjali Sporti/