image Edi Rama tregon se çfarë raporti ka me Albin Kurtin

Politikë

Edi Rama tregon se çfarë raporti ka me Albin Kurtin

news image

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për raportet me fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin.

Në një intervistë për abcnews, kryeministri shqiptar thotë se me Kurtin ka pasur komunikim në vazhdimësi.

 “Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin. Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësinë e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,tha Rama.

Kujtojmë se Rama dhe Kurti kohëve të fundit kishin ftohur raportet mes vete, u raportu se ftohja ndodhi për shkak të raporteve të afërta që kryeministri shqiptar i ka me presidentin Thaçi.

/Gazeta Sinjali/