image Edi Rama reagon pas votimit të Qeverisë Hoti

Politikë

Edi Rama reagon pas votimit të Qeverisë Hoti

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës dhe opozitën dhe ka shprehur besim e shpresë se do të jenë bashkë në, siç tha ai, të mirën e Kosovës.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama në Twitter./Gazeta Sinjali/