image “Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi, bën mirë të rri sepse nuk kupton”

Politikë

Politikë/ “Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi, bën mirë të rri sepse nuk kupton”

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili tha se mungesa e Kosovës në Samitin e Ohrit është e pakuptimtë dhe më pas thumboi liderët e shtetit duke thënë se “nuk ka jetuar asnjëherë në Jugosllavi”.

Në reagimin që Abdixhiku ka bërë në Facebook, shkruan se Rama vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij.

Madje Abdixhiku ia ka numëruar Ramës disa momente ku sipas tij e kishte anashkaluar Kosovën.

“Unioni Doganor Ballkanik e mini-Jugosllavia e re janë të vdekura pa lindur hiç”, është shprehur Abdixhiku. /Gazeta Sinjali/