image Edi Rama kërcënon mediat me mbyllje

Rajon

Paralajmërim/ Edi Rama kërcënon mediat me mbyllje

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka kërcënuar portalet dhe kanalet e informimit, se nëse vazhdojnë sipas tij të shpërndajnë lajme të rreme, do të ndërhyjë forcërisht për mbylljen e tyre.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik”, ka shkruar Rama në rrjetin social Twitter.

Në Shqipëri ditën e djeshme është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshmëve që goditën vendin. Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 41 viktima si pasojë e këtyre tërmeteve./Gazeta Sinjali/