image Edi Rama: Gjyshja ime nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e mençur se shkencëtarët e Shqipërisë

Shqipëri

Edi Rama: Gjyshja ime nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e mençur se shkencëtarët e Shqipërisë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një koment interesant në lidhje me cilësinë e universiteteve në Shqipëri.

Ai ka shfrytëzuar figurën e gjysës së tij për të përqeshur shkencëtarët e Shqipërisë.

Rama në gjuhën angleze tha se përkundër që gjyshja e tij nuk shkoi në universitet, kishte mençuri më të madhe se shkencëtarët e Shqipërisë.

Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri. Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua, meqë ra fjala isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë.”, tha ndër të tjera Rama.

/GazetaSinjali/