image Edi Rama fut duart në brumë, gatuan pica për qytetarët në Tiranë

Shqipëri

Edi Rama fut duart në brumë, gatuan pica për qytetarët në Tiranë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar të dielen e sotme, duke futur duart në brumë, që të përgatitë pica.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se sot në sheshin Italia, do të ketë një sesion të posaçëm për fëmijët që të mësojnë përgatitjen e picës.

Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga mësimi i pica bërjes, me një nga artistët napoletanë të Pizza Village tek Sheshi Italia, ku sot do të ketë një sesion të posaçëm mësimi për fëmijët, ju uroj një të diel të bukur“, ka shkruar kryeministri Rama. 

/GazetaSinjali/