image Shtëpia e Bardhë: Kievi mund të bie në duart e rusëve

Botë

Shtëpia e Bardhë: Kievi mund të bie në duart e rusëve

news image

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Kievi mund të bjerë pasi forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në qytet.

Rënia e Kievit është një mundësi reale,” u tha gazetarëve të premten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Edhe pse ne shohim rezistencë në terren, ushtria ruse vazhdon të përparojë drejt Kievit”, shtoi ajo, shkruan The Wall Street Journal.

Zyrtarët amerikanë kishin vlerësuar që të enjten se Kievi mund të bjerë brenda 24-48 orëve.

Zyrtarët amerikanë ende presin që ajo mund të bjerë, por një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha të premten se rezistenca ukrainase ishte më e fortë se që SHBA-të kanë pritur.

Ai tha se ukrainasit e kanë ngadalësuar sulmin e rusëve në kryeqytet.

/GazetaSinjali/