image Edhe Vuçiq reagon për rastin e helmimeve në Deçan

Rajon

Edhe Vuçiq reagon për rastin e helmimeve në Deçan

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përfshirë në çështjen e të helmuarve në Deçan. Vuçiq ka folur për këtë çështje sot, duke përmendur edhe dy serbët të dyshimtë që janë kapur nga kamerat e sigurisë në Deçan, pak ditë para regjistrimit të rasteve të para të helmimit, njofton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se e kanë analizuar praninë e dy serbëve diku rreth burimit të ujit në Deçan, i cili u dyshua të jetë shkaku i helmimeve.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjetit me targa të Novi Sadit. Ata nuk ishin as 500 metra nga burimi i ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Ne po presim, po dëgjojmë”, tha Vuçiq, raporton B92, përcjell Gazeta Sinjali.

Mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i janë shfaqur simptomat e helmimit.

Uji i pijes ishte dyshimi i parë për helmimin e tyre, por analizat fillestare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nxorën se uji nuk është burimi i helmimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, tha se kjo ministri do t’i dërgojë disa mostra të helmimit për analizë jashtë vendit./Gazeta Sinjali/