image “Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela pranon se do të reagonte njësoj si kryegjyqtarja

Bota e Yjeve

“Edhe unë do ngrija gishtin e mesit…”, Antonela pranon se do të reagonte njësoj si kryegjyqtarja

news image

Në një nga emisionet e Shqipërisë, këtë të diele ishte e ftuar ajo që u bë e njohur nga Për’puthen, Antonela Berisha, shkruan Gazeta Sinjali.

Në atë emision, kryetema ishte mbi atë se çka ka ndodhur me kryegjyqtaren nga Elbasani, e që reagimet ishin të shumta.

Mbi këtë temë Shqipja dhe Antonela e  Përputhen dhanë mendime të ndryshme, të cilat nisën një debat të ashpër mes njëra-tjetrës për këtë temë.

Sipas Shqipes, një reagim si i kryegjyqtares është i patolerueshëm, pasi ajo vet nuk mund t’i drejtohet me gisht mesi qytetarëve shqiptar. Ishte ky mendim i saj që ndezi gjakrat e bëri Antonelën të dilte disi nga vetja.

“Nëse edhe mua do të më bullizonin njësoj si atë, jo një por të gjithë gishtat e mesit do i ngrija kundër tyre”- u shpreh ajo.

Debati mes vajzave vazhdoi e mesa duket të dyja vajzat nuk do të jenë kurrë në një mendje.  /Gazeta Sinjali/