image “Edhe ti” – titullohet kënga e Taynës dhe Mozzikut

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Edhe ti” – titullohet kënga e Taynës dhe Mozzikut

news image

Dy rep-artistë shumë të përfolur shqiptarë, kanë bashkuar forcat në një këngë të vetme. Bëhet fjalë për Taynën dhe Mozzikun, të cilët kanë gati projektin e tyre më të ri.

Kënga titullohet “Edhe ti” dhe pritet të publikohet së shpejti, e shoqëruar me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes rrjetit social Instagram, ku numërojnë miliona ndjekës.

Po pritoj me ju kallxu që është hit, se e kemi tepru hit hit… amo betohna që mega mega hit”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën më pas e ka ripostuar edhe Tayna.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun./Gazeta Sinjali/