Dy rep-artistë shumë të përfolur shqiptarë, kanë bashkuar forcat në një këngë të vetme. Bëhet fjalë për Taynën dhe Mozzikun, të cilët kanë gati projektin e tyre më të ri.
Kënga titullohet “Edhe ti” dhe pritet të publikohet së shpejti, e shoqëruar me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes rrjetit social Instagram, ku numërojnë miliona ndjekës.
“Po pritoj me ju kallxu që është hit, se e kemi tepru hit hit… amo betohna që mega mega hit”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën më pas e ka ripostuar edhe Tayna.
Dyshja nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun./Gazeta Sinjali/