image Edhe sonte aheng në Gjakovë, policia u shkon në shtëpi dhe i shpërndanë rreth 70 pjesëmarrës

Sinjalizime

Edhe sonte aheng në Gjakovë, policia u shkon në shtëpi dhe i shpërndanë rreth 70 pjesëmarrës

news image

Anipse Kosova kryeson listën e vendeve më të rrezikuara në Ballkan sa i përket gjendjes së rëndë epidemiologjike, në Gjakovë po vazhdon organizimi i ahengjeve sikur COVID-19 të mos ekzistonte fare.

Sinjalizuesit kanë dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë nga fshati Rogovë e Gjakovës, ku shihet se janë mbledhur dhjetëra persona në një aheng familjar, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, duket se gëzimi u është ndalë në gjysmë, pasi që Policia ka reaguar me të marrë informatën dhe ka shpërndarë rreth 70 pjesëmarrës.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali drejtori Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta njoftoi se pronari i ahengut është shoqëruar në polici, ndërsa janë gjobitur familjarët dhe këngëtarët që kanë performuar.

“Kemi marrë informacion që është organizuar një aheng në një familje në fshatin Rogovë të Gjakovës. Kanë qenë dikur rreth 70 të ftuar, të cilët janë shpërndarë nga Policia.  Me urdhër të prokurorit, pronari i ahengut është shoqëruar në stacion policor. Inspektorët kanë shqiptuar gjoba për familjarët që e kanë organizuar ahengun dhe sigurisht për këngëtarët që kanë përformuar”, ka thënë Graishta.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 116721450_778328472707323_4412772168032869576_n.jpg

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar edhe për një aheng tjetër në Komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për një dasmë në fshatin Bec, në të cilën ishin mbi 150 të ftuar. Menjëherë pas raportimit të Gazetës Sinjali, Policia dhe Inspekcioni kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shpërndarë dasmorët, kanë arrestuar kryefamiljarin si dhe kanë shqiptuar gjoba.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një vendim që përfshin 25 masa kundër përhapjes së koronavirusit. Një nga këto masa është ndalimi i të gjitha tubimeve publike, duke përfshirë ahengjet familjare private./Gazeta Sinjali/