image Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij - PAMJE

Sociale

Djali i ish-ushtarit të UÇK-së martohet i veshur me uniformën e babait të tij – PAMJE

news image

Muhamet Shalaku, djali i luftëtarit të UÇK-së Jusuf Shalakut ka kurorëzuar dashurinë e tij me një martesë goxha të veçantë.

Ai në një moment gjatë dasmës u shfaq i veshur me uniformën e babait të tij, teksa gruaja e tij kishte veshur veshje tradicionale.

Kjo hyrje e tyre u përcoll me emocione të shumta, ku nuk u ndalën duartrokitjet për disa sekonda.

Jusuf Shalaku ka qenë veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare por edhe ndër të parët që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u nda nga jeta në tetor të vitit 2007.

/GazetaSinjali/