COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Policia i shpërndanë mbi 150 persona nga dasma në Gjakovë, arreston kryefamiljarin

news image

Policia e Kosovës, pas raportimit të Gazetës Sinjali, ka intervenuar në një dasmë e cila u mbajt sonte në një ambient privat në Gjakovë, ku ka arritur të shpërndajë dasmorët, ndërsa ka arrestuar kryefamiljarin, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Sinjali drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili njoftoi se Policia dhe Inspektorët janë në vendngjarje dhe po shqiptojnë gjoba.

“Njësitet e policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku po mbahej një aheng familjar në Gjakovë. Ahengu ishte i organizuar në ambiente po ashtu familjare, me pjesëmarrje të rreth 150-170 persona. Njësitet kanë reaguar dhe janë duke i shpërndarë dasmorët, ndërsa pronari i dasmës është arrestuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë. Inspektorët së bashku me policinë po ashtu janë vend të ngjarjes dhe janë duke shqiptuar gjoba”, ka thënë Graishta.

Më tej, ai shtoi se përveç shqiptimit të gjobave nga Inspektorët, kundër kryefamiljarit është inicuar edhe procedurë penale për ”Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: