image Edhe Rusia përfshihet nga përmbytjet, mbi 600 shtëpi nën ujë

Botë

Edhe Rusia përfshihet nga përmbytjet, mbi 600 shtëpi nën ujë

news image

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe rajonin e Zabaykalsky të Rusisë ku kanë shembur një urë hekurudhore të vendosur në pjesën midis Kuenga-Ukurey, të rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian, njoftoi  zyra rajonale e Ministrisë Ruse të Emergjencave.

Si pasojë e reshjeve janë përmbytur 640 shtëpi dhe janë shembur pesë ura.

“Më 23 korrik 2021 në orën 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit thuhet se nuk ka viktima ose të lënduar dhe rrjedha e trenit u ndal në dy drejtimet.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar një shërbim shpëtimi dhe brigadat e urgjencës së Hekurudhave Ruse.

/GazetaSinjali/