Pas ditësh të tëra bisedimesh në grupet që kanë krijuar drejtuesit e skuadrës me futbollistët në Whats’Up te Barcelona Messi me shokë kanë pranuar uljen e pagave për shkak të emergjencës nga koronavirusi gjatë periudhës që nuk do të ketë aktivitet.
Nuk dihet nëse kjo ulje pagash do të jetë në masën 70% apo më pak por e sigurtë është që do të paguhet shumë më pak edhe Rey Manaj.
Klubi i Barcelonës ka bërë me dije se reduktimi i pagave do të përfshijë edhe skuadrën B, aty ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili tashmë duhet të kënaqet me më pak të ardhura mujore nga sa thotë kontrata që ai ka firmosur me blaugranat.